Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën/ Frrok Çupi: Vendim i pritshëm, asnjë arsye për t’u shqyrtuar

schedule23:37 - 21 Nëntor, 2024

schedule 23:37 - 21 Nëntor, 2024

Sali Berisha nuk e fitoi liri-daljen nga as nga Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë vendosi ta lërë në “izolimin në shtëpi”, duke ia rrëzuar pretendimet për anti-Kushtetueshmëri.

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se vendimi ishte i pritshëm dhe se nuk ka asnjë arsye për t’u shqyrtuar. Më tej nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka hequr dora nga format e tij të njohura, për t’ju imponuar drejtësisë.

“Vendimi kishte më shumë emocionues e sa drejtësi dhe kjo për ne e bën çështje për publikun, Pra kemi një individ që sa herë do ka aftësi për të ngritur tallaze të mëdha. Politikisht ky vendim ishte më shumë siç u pa, ishte një vendim ekuilibrist dhe për arsye politike. U pa qartë se Gjykata Kushtetuese kishte pasur brenda diskutime të tilla të palëve. Më rëndësi është edhe fakti se prej kaq kohësh, që nga ’97 drejtësia edhe ajo që ishte copë-copë, kuptonte që Berisha po bënte krime. Gjatë gjithë kohës ka bërë sikur po merret me Berishës. Vendimi i formës ekuilibriste ishte për arsye të tensioneve që ka brenda për brenda Gjykata. Por Berisha vazhdon t’i imponohet drejtësisë më mënyrat që ka. Sot po mendoja po sikur Gjykata Kushtetuese, në një rast marrëzie të thoshte që lirohet, për pak orë do ishim si në ’97 rrugës”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!