Drejtësia shqiptare mori kritika nga amerikanët, reformuesit dhe kontribuesit kryesor për ndryshimet në vendin tonë.
Juristja Brizida Gjikondi tha për ‘Real Story’ se politika ka bërë lëmshin në sistemin e drejtësisë ku kritikat e kongresmenit ishin tërësisht të sakta. Gjikondi shtoi se Gjykata e Apelit ka mbetur me 32 gjykatës, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vetëm 2 gjykatës karriere. Më tej shtoi se Këshilli i Lartë Gjyqësor është ‘vatër infeksioni’ e situatës së drejtësisë në vend.
“Të mendosh që Gjykata e Apelit ka vetëm 32 gjykatës nga 72, këtu kupton sa e pamenduar ka qenë reforma në drejtësi. Pa bërë ambiente, pa trajnuar gjyqtarët, është bërë thjesht për të thënë por pa i hyrë në detaje. Kritikat e kongresmentit kanë qenë tërësisht të sakta.
Ata që kanë bërë reformën kanë qenë emocionalisht dhe juridikisht të papjekur. Vetingu u bë që të sitej gjyqësori dhe prokuroria e shitur. Është totalisht faji i politikës shqiptare. Është skandaloze që në Gjykatën Kushtetuese nga 9 gjyqtarë, 2 janë karriere. Të tjerët janë të rikatueshëm.
Gjykata e Lartë e vetmja që ka ulur stokun. KLP dhe KLGJ, zonjën që është në krye të KLP nuk e kam njohur kurrë. Politika i ka futur duart dhe i ka bërë lëmsh, ndërkohë këta janë autorët. KLGJ është vatër infeksioni i situatës së drejtësisë në vend.” / abcnews.al /

