Kushtetuesja, ankohet Berisha/ Kara: Në karakterin e tij të sulmojë drejtësinë, kur i preken interesat

schedule23:44 - 18 Janar, 2025

schedule 23:44 - 18 Janar, 2025

Avokati Romeo Kara thotë se është në karakterin e ish kryeministrit Sali Berisha të sulmojë drejtësinë, kur i preken interesat.

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se nëse Berisha nuk i bindet gjykatës, rrezikon sërish masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

“Gjykata ka njohur të drejtë, vendimin e gjyatës, ashpërsimin e masës së sigurisë kur berisha nuk iu bind SPAK. Nëse do të kemi mosbindje tjetër, do kthehet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. SPAK do të vazhdojë t’i japë të drejtës vetes. Gjykatat kanë kërkuar që të pranohen parimi i proporcionalitetit. Është në karakterin e Berishës të sulmojë gjykatat kur merr hap kundër interesave të tij., Mban nën presion, shantazhi është karakter i tij si person”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!