Tre krerët e grupeve parlamentare Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai kanë nisur takimin me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Ata kanë kërkuar dialog me kreun e Kuvendit dhe kryeministrin Edi Rama për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore duke paraqitur edhe tre kushte, ku thelbësore është hapja e listave.
Në emër të 39 deputetëve të grupeve të tyre, ata paralajmërojnë se nuk do të votojnë reformën në Kuvend, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre./abcnews.al