Kushtet në tregje, shkodranët injorojnë tunelin e dizinfektimit

schedule10:05 - 13 Maj, 2020

schedule 10:05 - 13 Maj, 2020

Shkodra vijon të jetë pjesë e zonës së kuqe të vendosur nga qeveria për shkak të rrezikshmërisë që mund të ketë për përhapjen e koronavirusit.  Qytetarët në këtë qytet janë të pabindur dhe nuk ndjekin masat mbrojtëse të vendosura nga bashkia për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mërkata e Rusit në Shkodër është tregu që vijon punën normalisht dhe në hyrje të tregut është vendosur një tunel diinfektimi që duket se nuk  përdoret nga qytetarët.

Gazetari Simon Shkreli raporton për Abc News se qytetarët refuzojnë të futen në tunelin e dizinfektimit që është vendosur në fillim të tregut, duke e shmangur atë hyrje. Sipas tij vetëm në rastin kur policia bashkiake ndodhet aty ndodh që dhe qytetarët të zbatojnë kalimin sipas rregullave.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!