Kushtet higjieno-sanitare/ Ministrja Koçiu inspekton vijën bregdetare të Golemit: Nga 1 qershori deri më 9 gusht, 2,961 kontrolle

schedule15:00 - 13 Gusht, 2024

schedule 15:00 - 13 Gusht, 2024

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bashkë me drejtorin e ISHSH Tiranë, Kliton Leka ka inspektuar këtë të martë vijën bregdetare të Golemit ku Task Forca e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor vijon monitorimin e kushteve higjieno-sanitare në të gjithë vijën bregdetare, duke kryer inspektime të rregullta në hotele, plazhe dhe pishina për të garantuar pastërti dhe siguri për pushuesit vendas dhe të huaj.

Ministrja Koçiu në fjalën e saj theksoi se; “Strukturat akomoduese kanë përgjegjësinë për të siguruar higjienën dhe pastërtinë e tyre. Është e domosdoshme që të jemi të gjithë bashkë në këtë proces për të garantuar shëndetin publik dhe një eksperiencë të këndshme për të gjithë vizitorët”.

Për të siguruar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm, theksoi ministrja Koçiu “ bëjmë thirrje për angazhim të përbashkët dhe respektimin e standardeve të higjienës dhe pastërtisë nga të gjitha strukturat që ofrojnë shërbime për pushuesit”.

Që nga ngritja e Task Forcës, janë inspektuar rreth 2,961 struktura akomoduese, përfshirë restorante dhe pishina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!