Radhë të gjata janë krijuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë në kufirin mes Shqipërinë dhe Kosovës.
Gazeta Express ka siguruar pamje nga atje, ku shihen radhë të gjata të makinave për t’u futur në Kosovë nga Shqipëria.
Në kuadër të masave të reja, shqiptarëve të Kosovës të cilët hyjnë brenda territorit pas tri ditësh qëndrim në vende të tjera, do u kërkohet certifikata e vaksinimit apo testin PCR.
“2. Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak
se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë” vendosi qeveria.