Kushtet e donacioneve të marra, eksperti: Puna e qeverisë fillon tani, si do merren lekët

schedule09:08 - 20 Shkurt, 2020

schedule 09:08 - 20 Shkurt, 2020

Eksperti i ekonomisë Pano Sako, i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin ka shpjeguar me detaje kreditë dhe donacionet e përfituara nga Shqipëria për pasojat e tërmetit tragjik.

Sipas Sakos, e rëndësishme tashmë është thithja e këtyre kredive dhe donacioneve. Eksperti thotë se Shqipëria ka një ligj që e ndalon të paktën këtë vit të marrë borxh, pa marrë fillimisht këto kredi.

Ndërkaq, për t’i përfituar kreditë siç thekson ai duhet të paraqiten projekte konkrete te donatorët.

“Lekët kalojnë në bazë të projekteve, pra ndërtimi i një shtëpie kushton 50 mijë euro ti i jep projektin ai të jep lekët”, shprehet Sako.

Eksperti thekson se puna e qeverisë fillon pikërisht tani se sa aftësi do të ketë në thithjen e tyre.

Pjesë nga intervista në studio:

Enkel Demi: Ka thënë se ne kemi një plan për t’i thithur këto kreditë. Unë nuk jam specialist i ekonomisë, por ka ndonjë mënyrë që të thithen këto dhe të mos rritet borxi?

Pano Soko: Epara ka të bëjë me strukturën ligjore, e cila duhet rrgulluar. E dyta ka të bëjë me aftësinë thithëse të Shëipëris. Ne e kmi një ligj që na ndalon të marrim këtë vit të paktën më borxh. Nuk mund të marrim më borxh në bazë të ligjit edhe po të duam. Limitet dhe tavanet e borxhit përcaktohen nga kreditorët. Pra Shqipëria sot ka rreth 10 miliard euro borxh, duke pasur këtë borxh, këta zotërinjtë që na e kanë dhënë këtë kanë një fjalë për të thënë. Njeriu që ti ka dhënë do të dijë çfarë bën t’i dhe nuk të lejon t’i marrësh më borxh. Kreditori të thotë që jo, mbaro punë me mua dhe pastaj mund të dalësh prap në treg.

Enkel Demi: Po nës eunë marr borxh që të lajë borxhin tënd?

Pano Soko: të mbëtemi njëlloj. Praltikisht ky borxhi që po jepete 850 milion nuk është për të larë borxh. Ne do të duhet të paraqesim projekte konkrete pranë kreditorit dhe kontrollit që është krijuar. Pasi të kalojnë projektet te ky mekanizmi i kontrollit pastaj shkojnë te donatori. Lekët kalojnë në bazë të projekteve, pra ndërtimi i një shtëpie kushton 50 mijë euro ti i jep projektin ai të jep lekët.

Enkel Demi: Farnca ka parashikuar 60 milion kredi të butë për sistemin e ujësjellësave. Bashkë me Francën kredi ka parashikuar banka islamike, Beerxh, pra ente shumë të mëdha fianciare që e njohin aktivitetin makro të Shqipërisë. Këta si kanë pranuar të japin borxh, ku ne borxh nuk marrim dot?

Pano Soko: Këta të kanë lënë një afat maturimi të borxhit të tyre brenda tre vitesh. Brenda këtyre tre viteve do sjellësh projekte, që do të thotë se ti aftësinë borxhmarrëse ta kesh redukruar me qëllim që të pranosh këto borxhe, të kesh ulur nivelin tëndë të borxhit aktual. Kjo është mënyra se si ata e kanë projektuar. Ata na thonë ul borxhin që ke, qendri brenda parametrave që ke, ata janë shumë të kujdesshëm

Enkel Demi: Mund ta ndërpresim eurobondin, ka ndonjë ide nga qeveria?

Pano Soko: Nga zoti Ahmetaj, ata ishin të vendosur për të dalë, nuk e kuptoj pse. Eurobondi do të ishte 61 miliard lekë të reja, nga këto 24 miliard lekë do të shlyenin borxh të vjetër, 37 të tjerat do të merren për mbështetje buxhetore.

Enkel Demi: po pra por këtu është defekti ai i merr dhe i shpenzon për nevojat e tija, paga pensione?

Pano Soko: Jo vetëm për investime, nuk ka paga pensioni.

Enkel Demi: Ky është diskutimi i kredisë, po këto që ne i kemi marrë si donacione dge grante. Këto si thithen?

Pano Soko: Kjo është shumë e rëndësishme, përveç kredisë që ka hallet e veta. Për t’ja bërë më të qartë Shqipërisë le ta mendojmë në këtë formë. Shqipërisë i është vënë një bakllava e madhe, pra mua më është vënë që është sa kjo tavolinë,  më është thënë haje ke dy orë kohë. Unë do të ha sa të mundem. Nuk janë grantet e para që na janë akorduar, për publikun është hera e parë por Shqipëria ka qenë pjesë e lojës së granteve 30 vjet sistematikisht. Ne kemi treguar në 30 vjet edhe për shkak të keqpërdorimit që i kemi bërë administratës, dhe për këtë shkak aftësia jonë thithëse është shumë e vogël. Do të hamë njëherë grantet pastaj do hamë borxhin. Unë do isha i lumtur nëse do i arrijmë të gjitha grantet. Për 300 milion. Ne kemi treguar se edhe për periudhës më të gjata nuk jemi përgatitur dot për të thithur fonde. Për mua qëveria e ka bërë punë shkëlqyshëm, por puna e qeverisë fillon tani. Merita e qevrisë nuk është se mori lekët, ato i morën njerëzit që rrinë në shi. Puna e qeverisë duket tani, sa je i aftë ti thitësh këto lekë. Mrekullai e kryetarit të qeverisë do të jetë në momentin që do arrijë t’i thithë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!