Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga gjimnazi “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Kreu i qeverisë shkruan nëpërmjet një postimi në Facebook se ambientet e reja sportive të shkollës së mesme, një investim i ministrisë së Arsimit dhe Sportit, krijojnë kushte fantastike për të rinjtë.
“Mirëmëngjes dhe me terrenet e reja sportive të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku janë krijuar kushtet fantastike për të rinjtë, duke mirëpritur edhe ndeshjet ndërmjet ekipeve sportive të qarkut, pjesë e lëvizjes sportive në shkolla, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.
/abcnews.al