Kushte çnjerëzore, emigrantët në kampin e Bosnje e Hercegovinës përballen me të ftohtin

schedule15:26 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 15:26 - 4 Dhjetor, 2019

Pavarësisht kërkesave për transferim para fillimit të dimrit, qindra emigrantë janë ende të bllokuara në një grumbull tendash të improvizuara pranë Bihaç në veri perëndim të Bosnje e Hercegovinës, në një kohë që një valë ftohti dhe akulli ka përfshirë rajonin.

Me tendat që përkulen nga pesha e dëborës, emigrantët në kampin e Vucjak pranë qytetit të Bihac kanë ndezur zjarre dhe mbështillen me batanije në përpjekje për të qëndruar të thatë dhe ngrohtë. Brenda tendave ku tymi i zjarreve të ndezura rëndon dhe më shumë ajrin, dëgjohen shumë njerëz që kolliten. Jashtë tendave, pamja është tragjike me disa emigrantë të cilët ecin dhe zbathur në baltë. Disa prej tyre shprehen se në tenda nuk ka as vend për të fjetur. Institucionet ndërkombëtare dhe organizatat humanitare kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur që ky kamp refugjatësh të mbyllet. Kjo pasi kampi nuk ka struktura dhe gjendet pranë një vendi që dikur ka shërbyer si pikë grumbullimi për mbeturinat. Ai ndodhet pranë një ish – kampi të minuar në kohën e luftës së Bosnjes në periudhën 1992 – 1995.

Autoritetet e qytetit kanë ndërtuar kampin për të pritur mijëra persona që kanë mbetur të bllokuar në vendin ballkanik, teksa përpiqeshin të arrinin në Europën Perëndimore. Pjesa më e madhe e emigrantëve është grumbulluar në këndin veri – perëndimor të Bosnje e Hercegovinës, pasi ndodhet në kufi me Kroacinë, vend anëtar i Bashkimit Europian. Operatorët humanitarë paralajmërojnë se emigrantët do të jenë në rrezik për jetën nëse vazhdojnë të qëndrojnë në kampin e Vucjak gjatë dimrit. Ministri i Brendshëm boshnjak Dragan Mektiç, deklaroi se struktura e re për emigrantët pranë Sarajevës, nuk do të jetë gati për të paktën 20 ditë. Ai u shpreh se ka pasur përpjekje që të dërgohen emigrantët në dy kampe të tjera, të cilat janë më të mira, por nuk ka pasur vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!