Kushi takon ambasadorin e OSBE-së: Bashkëpunim në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë

schedule09:57 - 22 Janar, 2021

schedule 09:57 - 22 Janar, 2021

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar një takim me ambasaorin e OSBE në vendin tonë Vincenzo Del Monaco. Takimin e ka njoftuar vetë ajo përmes një postimi në faqen e saj zyrtare.

Kushi thekson se gjatë bashkëbisedimit kanë folur mbi mundësinë e një bashkëpunimi për thellimin e mëtejshëm mëtejshëm të iniciativave në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë.

“Takim i frytshëm me Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, të cilin e urova përzemërsisht në këtë detyrë dhe shpreha gjithë gatishmërinë time personale dhe institucionale për të çuar përpara projekte me interes të ndërsjellë.

Gjatë bashkëbisedimit, diskutuam gjerësisht rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit në funksion të thellimit të mëtejshëm të iniciativave në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë”, shkruan ajo./mv.abcnews.al