Reagimi i ministres së Arsimit, Evis Kushi nuk i ka bindur maturantët. Ata janë zhvendosur te Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe njëzëri shprehen se nuk do ta ndalin protestën derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Maturantët pretendojnë se provimi ishte i vështirë i pabazuar në ato që ata janë përgatitur dhe kërkojnë uljen e pragut të pikëve.
Lexo edhe: Maturantët në protestë, reagon Evis Kushi: Nëse testi e kalon nivelin, do rishikojmë vlerësimin
“Duan të na hedhin hi syve por kanë për të na ndalur protestën. Do të vazhdojmë mundet edhe të bojkotojmë provimin e ardhshëm,” tha një prej tyre për gazetaren Ajgena Korbi.
Një tjetër maturant gjithashtu shprehet se provimi ishte tepër i vështirë dhe shton se nëse nuk marrin zgjidhje do të bojkotojnë provimin e radhës.
Testi ishte goxha i vështirë. Janë gjëra që si kemi marrë dhe nuk i kemi parë ndonjëherë. Nuk organizohet protesta pa arsye. Nuk ka sens një provim i tillë,” tha ai.
Ministrja Kushi tha se po vlerësohet niveli i vështirësisë së çdo pyetje në test dhe në rast se rezulton mbi nivelin e parashikuar, do rishikohet shpërndarja e pikëve në test dhe mënyra e vlerësimit.
Paralelisht me kryeqytetin janë zhvilluar protesta nga maturantët edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa kërkesat e tyre janë të njëjta. g.v/abcnews.al