Kushi në Londër: Vëmendje për arsimimin cilësor dhe ringritjen të gjithë bashkë pas pandemisë

schedule09:50 - 30 Korrik, 2021

schedule 09:50 - 30 Korrik, 2021

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka marrë pjesë në në Samitin Global të Arsimit në Londër, organizuar në datat 28-29 korrik 2021.

Në ditën e parë të këtij samiti u organizua një pritje nga Lartësia e Saj Princesha Anne e Mbretërisë së Bashkuar, ku pikërisht u përcollën mesazhet e rëndësishme për gjithëpërfshirjen dhe arsimimin cilësor të çdo fëmije.

Në ditën e dytë, përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse diskutuan dhe shkëmbyen me njëri-tjetrin përvojat dhe praktikat e tyre në sistemin arsimor.

“E nderuar të merrja pjesë në Samitin Global të Arsimit në Londër, ku vëmendja e përfaqësuesve më të lartë nga e gjithë bota u përqëndrua tek arsimimi cilësor për çdo fëmijë, sepse kjo është mënyra më e mirë për t’u ringritur të gjithë së bashku më të fortë pas pandemisë”, ka thënë Kushi.

Ndërkohë, në kuadër të Partneritetit Global për Arsimin, u arrit ngritja e një fondi prej 4 miliardë dollarësh për 5 vitet e ardhshme, me fokus arritjen e Objektivit 4 për Zhvillim të Qëndrueshëm, adresimin e efekteve të COVID-19 në arsim, zhdukjen e pabarazisë dhe garantimin e gjithëpërfshirjes për çdo fëmijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!