Kushi: Morëm masa shtesë për Maturën, hartimi i pyetjeve në kushte të larta sigurie

schedule10:38 - 10 Mars, 2022

schedule 10:38 - 10 Mars, 2022

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është thirrur në seancën e sotme në Kuvend në interpelancë nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa për çështjen e Maturës Shtetërore.

Ndër të tjera gjatë fjalës së saj, ministrja tha se kanë marrë masa shtesë për rregulloren e Maturës. Kushi tha se këtë vit hartimi i pyetjeve do të bëhet në kushte të larta sigurie.

Lexo edhe: Zhupa thërret në interpelancë Kushin: Këtë vit kemi maturën e pandemisë, ka shumë dilema

“Kemi vendosur kritere të forta që vetëm mësuesit që kanë një përvojë të gjatë mund të jenë pjesë e këtyre proceseve.

Duke qenë se u konstatua se hartimi i testit të ishte më problematik, ne kemi vendosur që edhe hartimi të bëhet në kushte të larta sigurie. Këtë vit do të bëhet me metodën e Coeps, me mësuesit më të mirë.

Procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritur nga ministria e arsimit. Do të marrim masat që edhe vlerësimi i testeve të bëhet jo vetëm me cilësi të lartë por brenda një kohe të shkurtër. Ne kemi vendosur dy data, brenda datës 5 korrik maturantët që duan të studiojnë jashtë do të kenë diplomat.

Në lidhje me qendrat e provimeve, edhe këtu kemi marrë masat, në mënyrë që të plotësojnë kriteret që janë të përcaktuara qartë”, tha Kushi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!