Kushi: Arsimi i lartë  në fokus, sfidë krijimi i programeve të përbashkëta me universitetet e huaja

schedule10:34 - 16 Mars, 2021

schedule 10:34 - 16 Mars, 2021

Ministrja e Arsimit Evis Kushi  në kuadër të prezantimit të programit të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit ka bërë një përmbledhje në lidhje me arritjet e bëra deri më tani në fushën e arsimit.

Kushi është shprehur se një vlerë e madhe e punës së tyre është mbyllja e 22 universiteteve fantazmë që nxirrnin profesionistë të pakualifikuar.

Ndër të tjera ministrja ka theksuar se sfida e PS-së në këtë rrugëtim është hapja e programeve të përbashkëta mes universiteteve publike dhe universiteteve partnere të huaja.

“Bëmë të mundur ndarjen e administrimit të universiteteve nga veprimtaria akademike. Zbatuam një sistem të ri pranimesh në universitet në bazë të meritës. Standarti në hyrje është realizuar në bazë të meritës dhe rritjen e notës mesatare si kriter bazë. Kemi mbështetur zhvillimin e studimeve dy vjeçare duke u mundësuar studentëve që të studiojnë në këto programe. Programet profesionale janë prioritet i qeverisë sonë. Realizuam reformën në fakultetet e edukimit.

Në kuadër të paktit për universitetit është zhvilluar biblioteka digjitale dhe karta e studentit. Vëmendja jonë në arsimin e lartë do të vijojë, për të përgatitur qytetarin e mirë dhe punonjësin e mirë për vitin 2030.

Do të mbështesim hapjen e programit të studimit mes universiteteve të huaja dhe shqiptare që do të zhvillohen në gjuhën angleze. Kemi sfida të mëdha përpara aq më tepër dhe nga sfidat e krijuara nga pandemia”, ka thënë Kushi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!