Kushëriri i Khabib dhuron spektakël, i mjaftojnë 40 sekonda për të triumfuar

schedule19:59 - 2 Gusht, 2020

schedule 19:59 - 2 Gusht, 2020

Thonë që talenti trashëgohet brenda familjes dhe në rastin e kushëririt të Khabib Nurmagomedov kjo vlen më së miri. Bëhet fjalë për Usman Nurmagomedov, i cili shkëlqeu në ring kundër Jerry Kvarnstrom.

Rusi arriti fitoren në vetëm 40 sekonda, duke e fluturuar kundërshtarin e tij në tokë. Ndeshja u zhvillua në Abu Dhabi dhe për Usman ishte ndeshja perfekte, pasi i fitoi të gjithë raundet.

Vlen për t’u theksuar se në stafin e tij ishte dhe kushëriri, Khabib, i cili u shfaq për herë të parë në ring që nga vdekja e babait nga Coronavirusi. Usman në fund veshi një bluzë me foton e xhaxhait të tij, duke ia dedikuar fitoren e arritur.

Ky ishte trumfi e tij i pestë për këtë vit. Kujtojmë se mposhti në muajin shkurt Ruslan Tuyakovin. Tashmë të gjithë sytë janë nga Khabib, i cili do të rikthehet në ring në muajin tetor. /abcnews.al