Në Rusi vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 163 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus duke e çuar në 658 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.
Mediat vendase bëjnë me dije se rritja ditore e numrit të pacientëve pothuajse është trefishuar megjithatë ato këmbëngulin se “në Rusi situata nuk është aq serioze sa në vendet e tjera”.
Ministria e Shëndetësisë iu ka kërkuar të moshuarve të mos dalin nga shtëpia në mënyrë që të mos kontraktojnë sëmundjen.
Ndër të tjera në qeveria ruse ka bërë thirrje popullsisë që të limitojnë daljet në rrugë dhe të shmangin vendet e populluara dhe të heqin dorë nga shëtitjet dhe tubimet. \]
Këto shifra rrëzojnë edhe teoritë konspirative, sipas të cilave Rusia është nga të paktat vende ku vërehen raste minimale me koronavirus. /abcnews.al