Kush tha që metalet janë vetëm për dimër?

schedule15:39 - 24 Gusht, 2021

schedule 15:39 - 24 Gusht, 2021

Ditë bronzi, lëkurë bronzi, pse jo thonj bronzi? Asgjë nuk është më verore se këto nuanca të ngrohta bakri që ju kujtojnë lëkurën tuaj pas rrezeve të diellit.

Por edhe nëse nuk jeni nxirë shumë, kjo nuancë do t’ju përshtatet. Nuk do t’ju zbehë si ari dhe patjetër do të jetë shumë më veror se argjendi.

Kush tha që metalet janë vetëm për dimër? Provoni trendin e sezonit dhe vidhni përshtypjet në plazh, rrugicat e ishullit, por edhe në zyrë.

Do të shihni që pas jush, tendenca do të fillojë të përvetësohet nga miqtë tuaj. Por ju… do ta keni sjellë atë së pari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!