Kush përfiton nga një përshkallëzim në Lindjen e Mesme?

schedule10:43 - 16 Prill, 2024

schedule 10:43 - 16 Prill, 2024

Me situatën që po shpaloset në Lindjen e Mesme, lind pyetja se kush në rajon është është i interesuar për përshkallëzimin?

“Me sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ai bëri pikërisht atë që Hamasi donte që nga fillimi i luftës: të shumëfishonte frontin,” tha Gil Yaron, një ekspert për çështjet e Lindjes së Mesme, për ZDF të Gjermanisë.

“Që Izraeli po lufton jo vetëm në Gaza, por në kufirin me Libanin, gjithashtu me Iranin, gjithashtu me Sirinë, gjithashtu me Houthi, kjo inkurajon Hamasin që të mos kërkojë një zgjidhje me negociata për pengjet izraelitë në Rripin e Gazës”, theksoi ai.

Dhe ky është pikërisht një problem për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. “Sepse nëse Hamasi nuk dëshiron të negociojë, Netanyahu nuk ka shumë për t’u ofruar qytetarëve të vendit,” tha Yaron.

Pengët në Gaza janë aktualisht çështja më e rëndësishme për shumicën e izraelitëve.

Përfitime politike për Izraelin

“Nga ana tjetër, sulmi i Iranit i sjell përfitim politik Izraelit”, shpjegon Yaron. Komuniteti ndërkombëtar tani po e mbështet Izraelin, të paktën tani për tani, pasi u kritikua për luftën në Rripin e Gazës.

Fokusi politik zhvendoset në avantazhin e Izraelit dhe mund të “shitet” paqen me marrëveshje të shumta.

/abcnews.al