Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka pyetur ministren e Financave, Delina Ibrahimajn në lidhje me kontratat që përfitojnë nga akti normative për kompensimin e çmimit të disa materialeve të ndërtimit.
Çupi kërkoi gjithashtu të dinte emrat e përfituesve, duke thënë se ka të drejtën ta bëjë këtë pyetje, kur shikon që banorët në qarkun ku ajo është deputete jetojnë në varfëri.
“Akti normativ për kompesnmimin është prezantuar dhe në komisionin e ligjeve dhe përfaqësueseve të qeverisë u janë bërë disa pyetjeve. I kam pyetur sa është numri i kotratave dhe emrat që përfitojnë sa është fondi total dhe më janë përgjigjur vetëm për dy pyetjet e para. Nuk kam marrë akoma përgjije për të dyja të tjerat. Përfaqësuesit e qarkut Dibër që është më i varfri, minatorët e Bulqizës që shikojnë ku shkojnë këto 6 miliardë lekë ndërkohë që ata janë në varfëri, sigurisht që kam të drejtën të bëjë pyetje. Sa është numri i kontratave që përfitojnë nga ky akt normativ dhe emrat e tyre?”, tha deputetja.
Ndërkohë, ministrja, në përgjigje të Çupit tha se përfitojnë rreth 300 kompani, ndërsa fondi maksimal është 6 miliardë lekë.
“Prej fillimi të agresionit rus ndaj Ukrainës, të gjithë ne në mënyrë të vazhdueshme kemi diskutuar gjatë pasojat e luftës, masat që mund të merren për parandalikin e tyre. Ky akt është pjesë e paketës antikrizë, me qëllim reduktimin e efekteve negative që pasojat e luftës do sjellin te ne. Konkretisht propozohet zgjidhja e problematikave të krijuara nga rritja e çmimit të hekurit, bakrit, bitumi, etj. Rritja filloi që në vitin 202. Në shqipëri, nga vitit 20220 deri në 3 mujorin e parë të 2022, çmimet e çimentos janë rritur mbi 47%, të hekurit me 26.6%.
Rritja e çmimeve ka ngadalësuar një pjesë të amdhe të kontratave publike. Kjo situatë do detyronte ndërprerjen e punimeve dhe do kishim ngadalësimi të realizmit të objekteve që janë parashuikuar dhe nxjerrjen në papunësi të punonjësve që janë të angazhuar në këto punime.
Ne po mbështesim ato biznese që të mbajnë normat e puënsimit. Ky akt prek investimet në infrastrukturë dhe në rindërtim. Unë do e klasifikoja si emergjencë kombëtare ndërhyrjen në këtë sektor. Kompensimi është nga 5-30%. Përfitues janë rreth 300 kompani, një numër i lartë kontratash që janë lidhur prej filimit të përcaktimit të aktit. Efekti maksimal i ndikimit në buxhet është 6 mld lekë. Ne do të njohim deri në 30% të shpenzimeve që janë të lidhura me këto produkte”, tha ministrja. /abcnews.al