Kush përfiton më shumë nga “Open Ballkan”? Xhezairi: Mundësi shumë e mirë bashkëpunimi ekonomik për rajonin

schedule19:34 - 8 Qershor, 2022

schedule 19:34 - 8 Qershor, 2022

Analisti nga Maqedonia e Veriut, Seladin Xhezairi, në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar samitin e “Ballkanit të Hapur” që u zhvillua në Ohër.

Xhezairi tha se në të gjitha ato që u deklaruan nga ana e liderëve të rajonit por dhe nga përfaqësuesit e SHBA, “Open Ballkan” është një mundësi shumë e mirë për bashkëpunim ekonomik mes vende.

I pyetur për mungesën e Kosovës, Xhezairi tha se më parë Kosova duhet të njihet si e barabartë nga Serbia.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Si po përcillet në Maqedoninë e Veriut samiti i “Open Ballkan”?

Xhezairi: Në raport me Shqipërinë dhe Kosovën, shumë shumë më pak. Këtu ç’është e vërteta në marrëdhëniet mes forcave politike, kur bëhet fjalë për forcat politike shqiptare ndjehen tone disonante por shumë më të matura. Në përgjithësi kjo nismë shihet me optimizëm. Jo më larg se sot unë pyeta Ramën se çfarë vendi zë “Korridori i 8-të” në “Ballkanin e Hapur”, ai më tha se falë “Open Ballkan” ëhstë ringjalkur kjo ide, prandaj edhe Shkupi zyrtar është i gatshmë për të çuar përpara këtë projekt rtajonal.

Xhokaxhi: Ka një debat sepse brenda kësaj nisme është Serbie, mbetet problemi i Kosovës. Por kush përfiton më shumë nga kjo nismë?

Xhezairi: Varet nga potenciali i vendeve të tjera veç Serbisë, se sa mund të përftojnë nga ky projekt. Nëse keni vërejtur sot edhe Escobar bëri thirrje në mbështetje të kësaj nisme, por tha se duhet të jenë të gjitha vendet e rajonit me status të barabartë. Abazoviç hodhi më shumë dritë për reagimin negativ të Kosovës, për shkak se ai la të kuptohet se Kosova do të duhej të ketë status të barabartë. Abazoviç tha se të gjithë duhet të jenë me emër dhe mbiemër që Kosova të përfaqësohet në këtë nismë.

Xhokaxhi: Sa Kosova realisht mund ta marrë seriozisht këtë lloj oferte, kur Vuçiç nuk është shprehur për një gjë të tillë. Madje Vuçiç para pak kohësh foli se ai do të bëj një luftë të fortë për territorin e Serbisë, p[përfshirë Kosovën dhe Metohinë?

Xhezairi: Unë kam kaluar 11 vite në Beograd, në ato vite të tmerrshme, dhe diskursi politik serb që atëherë e deri tani nuk ka ndryshuar fare, edhe pse mund të dëgjohen zëra edhe në Beograd se Kosova dhe Metohia, është se Kosova është një realitet. Unë pres që pas fitores së Vuçiç për mandatin e radhës si president, do të mund të shkohet drejt asaj që quhet zgjidhje e kompromiseve, por edhe pala Kosovare duhet të jetë e përgatitur për këto zgjidhje. Ata do të duhet të ulen në tavolinë dhe se çfarë do të prodhojë ky raund i ri i negociata duhet6 të presim. Pala kosovare e ka izoluar praninë e Serbisë në Kosovë, por Serbia për shkak të përmasave që ka është e pranishme edhe në vende e tjera të tregjeve të rajonit.

Xhokaxhi: A duhet të besojmë se mesazhi i Escobra, prania e ambasadorit Hill, janë mbështetje apo vëzhgim?

Xhezairi: Unë mendoj se pavarësisht nga cila palë që e shokon, por e gjitha shkon më shumë se ajo është mbështetje.

Xhokaxhi: Dritan Abazoviç kryeministër i Malit të Zi, ishte pjesë e këtij samiti, por tha se ishte në rolin e vëzhguesit?

Xhezairi: Abazoviç e ka sqaruar praninë e tij në rolin e vëzhguesit, të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri i Bosnjës, duke lënë të kuptohet se është në cilësinë e vëzhguesit.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!