Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folure për zgjedhjet lokale dhe se kush mund të jetë kandidati ideal i opozitës.
I pyetur nga moderatori Endri Xhafo se kush nga emrat e përfolur si kandidat për Bashkinë e Tiranës nga ana e opozitës për të cilët Abcnews.al ka bërë dhe një sondazh e mund Erjon Veliajn, Shehi tha se të gjithë e bëjnë një gjë të tillë.
Sipas tij si Ilir Alimehmeti, ashtu dhe Jorida Tabaku, Fatbardh Kadilli, Juljan Deda, Belind Këlliçi apo cilido kandidat tjetër nëse ka mbështetjen e plotë të opozitës e mund Veliajn.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Kush e mund Erjon Veliajn?
Shehi: E mundin të gjithë. Unë them secili prej atyre me mbështetjen e opozitës e mund Veliajn.
/Taulant Halili/Abcnews.al/