Kush mund të pasojë Bashën? Të ftuarit në “Log”. japin emrat

schedule23:13 - 7 Mars, 2022

schedule 23:13 - 7 Mars, 2022

Debatet politike brenda Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, dhe kërkesa e disa prej deputetëve të cilët i kërkojnë Lulzim Bashës dorëheqjen, ishte një nga pikat që tërhoqi vëmendjen në ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në Abc.

Gazetari Xhafo duke analizuar situatën, në fund të emisionit bëri dhe një pyetje drejtuar katër të ftuarve të tij Lorenc Vangjeli, Agim Baçi, Lola Cerku dhe diplomatit Agim Nesho, se kush mund të jetë pasuesi i Bashës në PD, nëse ky i fundit largohet.

Emrat që Xhafo shtroi në pyetësor si zëvendësues të Bashës ishin, nënkryetaret Jorioda Tabaku dhe Grida Duma, deputetët Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti dhe Ervin Salianji.

Pjesë nga debati:

Xhafo: Kush nga këta mund të jetë zëvendësuesi i BAshës: Jorida Tabaku, Grida Duma, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti apo Ervin Salianji?

Cerko: Bylykbashi. PD-së i duhet një person që i njeh. Një nga emrat që shoh si nga figurat aktuale që mund të bëjë një ndryshim Bylykbashin. Në një moment jo të largët mund të shihja dhe Këlliçin.

Nesho: Bylykbashi më duket serioz, por ata duhet të gjejnë zgjidhje brenda vetes.

Baçi: për asnjërin nuk hyhet ashtu. Mund të përmendësh edhe Alizotin. Lideri duhet të kalojë përmes një procesi që të fitojë besimin e publikut.

Vangjeli: Dilema që na dhe për të zgjedhur është më e madhe se ata të cilët shkojnë e luajnë me Kel Demin apo Edi Ogën, mkur duhet të zgjedhin kutinë. Zgjidhjen unë e shikoj ndryshe, më shumë se emri i përveçëm PD ka nevojë për identikitin. Fillimisht ka nevojë për largime, për largimin e zotit Basha dhe zotit Berisha. Për shkaka të gjendjes në të cilën ndodhet PD duhet që të kemi ‘Të parë mes të barabartëve’. Si filim ata emra duhet të jenë në një komision për ta bërë PD-në nga fillimi, njësoj si PS kur kishte kryetarin në burg. Kjo është e vetmja mënyrë për të treguar se çfarë është gara. Ndër ata emra spikat Oerd Bylykbashi, jo se është një jurist i mençur, as thjeshtë se e duan amerikanët. Në listën tuaj do të zhvendosja emra, sipas një parimi duke menduar se si do të qëndronin përballë Edi Ramës.

Xhafo: A mund t’i tallë Edi Rama?

Vangjeli: Jo jo është më keq se kaq, a mund t’i shantazhojë Edi Rama? Njëri prej tyre, është shumë e shantazhueshme për shkak të të shkuarës, dhe Rama do të qeshte. Dikush tjetër kam përshtypjen se shpejt do të dalin gjëra të çuditshme, ka armiq që ajo tentoi t’i vrasë duke përdorur mjete të gabuara. Po ju them Duma është e shantazhueshme. Përveç peliçeve të saj ka edhe ajo skiletet e saj. Ndërkohë që zonja Tabaku e cila e ka ambicien e deklaruar, shumë shpejt do të njihet me mllefin e armiqve të shumtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!