Kush mi mori kartolinat e Vitit të Ri? Letra e “bujshme” në KLP gajas rrjetin

schedule00:01 - 1 Shkurt, 2020

schedule 00:01 - 1 Shkurt, 2020

Një letër e pazakontë i është drejtuar kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi. Letra mban datën 24 Janar 2020 dhe është firmosur nga anëtari i KLP-së, Tartar Bazaj.

Sipas letrës, të cilën e ka shpërndarë në rrjetet sociale, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, Tartar Bazaj ankohet tek drejtuesi i institucionit se kanë humbur kartolinat që i kanë dërguar për vitin e ri.

Letra përmban dy pyetje thelbësore:

1-Nëse në adresën time pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?

2-Dhe nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë apo cilat janë arsyet e mos dorëzimit të tyre tek personi im?

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!