“Kush më del kundra, përfundon tek të shumtit”, Noizy i përgjigjet diss-it të MatoLale-s

schedule08:11 - 8 Mars, 2021

schedule 08:11 - 8 Mars, 2021

Ndonëse kanë një bashkëpunim tejet të suksesshëm, raporti mes Noizy-t dhe MatoLale është krisur dhe vazhdon të jetë i tensionuar. Këtë gjë e tregoi ky i fundit me projektin e tij më të ri, “Resto”,  që është hapur një diss ndaj Noizy-t.

Reperi pranon se Noizy e ka mbështetur në fillimet e tij dhe thotë se e ka dashur si vëlla. Ai thekson se nuk e priste të merret një diss prej tij ndërsa e cilëson si një egoist që do e pësojë nga vetë egoja e tij. Mes rreshtave, ai ndër të tjera përmend dhe mikun më të mirë të Noizy-t, Varrosin.

Ti ke me u bërë pishman, atëherë kur për ty do të ketë shumë vonë. Ti je egoist, ty egoja jote ka me të vrarë. Mos m’i fut mu klyshat me m’bo diss dhe me m’sha. “Edhe Varrosin që me demek e ke si vëlla, edhe Varrosin e ke lon me jetu në shtëpi me qera”, janë fjalët e tij në këngë.

 

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Noizy-t, i cili ka publikuar disa biseda me MatoLalen, 1 ditë para se të publikonin duetin “Adrenalinë”. Siç shihet nga biseda, Noizy i kërkon MatoLale-s që ta shtyjnë publikimin e këngës së tyre, pasi ky i fundit kishte një mikun e tij të shtruar në spital.

“Shokun ta bon për spital dhe s’të plasi shumë… mendjen e kishe te kënga me Noizy-n. Të kam mësuar dhe për shoqnin se si t’i rrish korrekt, se ke qenë dhe je i pa pjek ende. Kam aq shumë materiale për ty sa që edhe vet do habitesh”, ka shkruar Noizy përkrah fotove. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!