Kim Kardashian ka publikuar ditën e sotme disa foto ku shfaqej e veshur me një fustan të zi.
Ajo njihet si një ndër influencueset më të mëdha, nga e cila frymëzohen mjaft persona anë e mbanë botës. Mirëpo këtë herë, duket se janë ndryshuar rolet, pasi kësaj radhe Kim është frymëzuar për veshjen e saj të fundit.
Ka qenë blogerja shqiptare, Armina Mevlani e cila ka postuar së fundmi në Instagram një foto ku shkruante se e ka veshur e para këtë fustan e më pas tregonte postimin e Kimit.
“Dhe falë krijimeve magjike të Rick Owens”, ka shkruar Mevlani krah fotove ku dukej veshur me fustanin e zi./abcnews.al