“Kush ka nerva, t’i zgjidhi”, del teza e Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta, pak minuta pasi nis testimi

schedule10:37 - 20 Qershor, 2022

schedule 10:37 - 20 Qershor, 2022

Vetëm pak pasi ka nisur testimi i dijeve të gjuhës shqipe për nxënësit e klasave të nënta, në rrjete sociale është publikuar teza e këtij provimi. Kjo tregon se në kundërshtim me rregulloren, nxënësit kanë mundur të fusin celularët në ambientet ku po testohen dijet. Këto foto të dala nga minimaturantët madje kërkohet ndihmë në rrjetet sociale ku shkruhet “Kush ka nerva t’i zgjidhi”.

Rreth 31350 nxënës do të marrin pjesë në provim, ndërsa në proces janë të përfshirë rreth 6000 mësues. Provimi zgjat dy orë e 30 minuta dhe minimaturantët duhet të paraqiten nëpër shkolla 1 orë e 30 minuta para se të fillojë provimi. Pas këtij provimi, nxënësit do i nënshtrohen edhe testimit në gjuhën e huaj dhe lëndën e matematikës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!