Akademiku Artan Fuga, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për situatën e koronavirusit.
Profesor Fuga njihet për reagimet e shumta të situatës së COVID-19, duke dhënë alternativa, kritika, këshilla për mirë menaxhimin e situatës.
Këtë herë Fuga është ndalur tek studimet e vaksinës kundër koronavirusit.
Kujtojmë se kompania amerikane e bioteknologjisë Moderna njoftoi ditë më parë se vaksina e saj për trajtimin e koronavirusit ka rezultuar 94.5% efektive.
Por nga ana tjetër edhe një korporatë farmaceutike shumëkombëshe Pfizer njoftoi se vaksina e tyre kandidate rezulton të jetë 90 për qind efektive.
Lexo edhe: Ruajtja dhe shpërndarja, pse vaksina e Moderna-s ka më shumë shanse se ajo e Pfizer
Akademiku Fuga shkruan se sapo vaksina të jetë në Shqipëri, do të ofrohet vullnetar për ta bërë vaksinën, ndonëse shton se sipas informacioneve që zotëron, Gjermania ka nisur informimin e qytetarëve për procesin se si do të realizohet vaksinimi kundër koronavirusit.
Po ashtu ai thekson se pavarësisht informacioneve që zotëron, një lajm i tillë mbetet për tu konfirmuar.
Lexo edhe: Akademiku Artan Fuga i infektuar me koronavirus: Rikthehem me shpresë
Ndërkohë Fuga është një nga personat që e ka kaluar COVID-19 dhe pavarësisht kësaj shton se vaksinën do e realizojë.
Statusi:
Një lajm i mirë kundër Covid-19
Burimet e mia, nëpërmjet rrjetit të informacionit prej dhjetra mijë vetësh të këtij profili, më njoftojnë se në Gjermani, ka nisur informimi i popullsisë nëpërmjet fletushkash të shpëndara në familje se do të nisë vaksinimi kundër virusi të Covid19.
Po sipas këtyre burimeve shumë të besueshme, thuhet se do të vaksinohet popullsia me transha prej 80 mijë vetësh në ditë. Duke përfshirë edhe ata që kanë tashmë një lloj imuniteti… si puna ime
Eshtë fillimi i fundit të këtij kalvari, shpresohet!
Sapo të vijë vaksina në Shqipëri, do të paraqitem vullnetar për ta bërë vaksinën!
Kush ka frikë se mos me anë të saj i injektojnë 5 G, le të hapi krahun! Unë nuk kam frikë sepse 5 G ma kanë injektuar me vaksinën kundër gripit sezonal .
Madje uroj ta kem 5 G e fortë sepse me këtë lidhje Interneti që kam në shtëpi, ndonëse e paguaj sa qimet e kokës, lidhja Internet më vjen me shkëputje, dhe kur shoh rregjistrimet me imazh më duket sikur jam duke ritransmetuar me ngadalësi ndonjë skenë goli në stadium.
Dua dy orë të hap gojën. Hëpërhë nuk po e bëj publike logon e firmës ku jam klient sepse ende kam besim se do të japin cilësinë e shërbimit kundrejt pagesës!
Duan një vaksinë me 5 G! Hajde delir hajde!
Gjithsesi nga Gjermania na vjen lajm i mirë, nga poshtë, mbetet për ta verifikuar! Derisa të bëhet verifikimi i plotë i lajmit, mos bërtisni ende : Urrrrrrrah!
Edhe pak durim, kurajo, pa frikë!/abcnews.al/