“Kush je ti që më përcakton se për çfarë do flas”, Alibeaj debat me Felajn: Më nxirr jashtë po deshe

schedule14:26 - 31 Maj, 2022

schedule 14:26 - 31 Maj, 2022

Është mbledhur pasditen e së martës Konferenca e Kryetarëve, mbledhje në të cilën do të vendoset edhe data për raundin e radhës të zgjedhjes së pasuesit të Ilir Metës. Mbledhja, që po zhvillohet me praninë e kamerave, ka nisur me debate mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe zv/kryetares Ermonela Felaj.

Përplasjet kanë nisur pasi Alibeaj ka kërkuar që të anashkolen pika 1 dhe 2 e rendit të ditës dhe të kalohet direkt në pikën tre. Kreu i Grupit të PD ka këmbëngulur që të vijojë me pikën tre të rendit të ditës dhe kjo ka bërë që ngërçi të mos zgjidhet.

“Moj se ç’flas unë e di unë. Kush je ti që më përcakton se për çfarë flas?” I është drejtuar disa herë Alibeaj, Felajt.

Ajo për të cilën kërkoi të diskutohej Alibeaj është ngritja e një komisioni hetimor parlamentar për investimet strategjike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!