Kush janë politikanët që flasin më bukur në Shqipëri? Gjuhëtari i njohur flet me emra

schedule10:53 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 10:53 - 1 Dhjetor, 2023

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate”, gjuhëtari i njohur Gjovalin Shkurtaj është ndalur dhe te politika. Ai ka përmendur emrat e disa politikanëve, të cilët flasin dhe shkruajnë mirë.

Shkurtaj ka veçuar Besnik Mustafajn dhe Arta Daden. Sa i përket, kryeministri Edi Rama, ai ka thënë se flet shumë mirë, por që këtë duhet ta ruajë gjithmonë.

Sakaq, Shkurtaj theksoi se një ndër problemet që po e shqetëson së fundmi është përdorimi i ‘kush’ te jofrymorët, të cilin e dëgjon dhe në studiot televizive.

“Mua më pëlqejnë disa nga ata që merren me politikë, që mund ta kenë lënë pjesërisht politikën, por që shkruajnë bukur. Për shembull, mua më pëlqen kur flet Besnik Mustafaj, Mal Berisha, më ka pëlqyer si fliste Arta Dade, e kam pasur dhe kolege në fakultet. Pra, unë kam një varg emrash të cilët mund t’i jap. Për të shkruar bukur, shkruajnë dhe këta që janë sot në krye të vendit, por kur flasin shpeshherë dredhojnë, puna është që burri i shtetit, ministri dhe gjithëkush të mendohen pak më shumë.

Sa i përket kryeministrit, mënyra si ai flet hyn në grupin e atyre që flet mirë, por jo gjithmonë. Sepse njeriu duhet të jetë gjithmonë në më të mirën e vetë. Nga kjo pikëpamje, ka dhe studime që janë bërë, unë nuk kam pasur profilin që të studiojë se si e thotë njëri dhe se si e thotë tjetri, por kam pasur dëshirën dhe shqetësimin qytetarë që mbi bazën e atyre që flasin keq të nxjerrë gabimet e përgjithëshme që të mos i bëjnë të tjetër. Për shembull, lufta e përditshme në mendjen time është përdorimi i gabuar i ‘kush’ për jofrymorë. Këtë e bëjnë gabim dhe ata që bëjnë emisione televizive dhe që kanë studio. Pra, ‘kush problem?’, ‘kush çështje’”, tha gjuhëtari./abcnews.al