Kush janë futbollistët që agjërojnë muajin e Ramazanit

schedule21:19 - 6 Maj, 2019

schedule 21:19 - 6 Maj, 2019

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të ndikojë jo pak tek disa prej yjeve të futbollit botëror. Lojtarët si Salah, Benzema apo Pogba do t’i nënshtrohen agjerimit.

Me fillimin e muajit të shenjtë e të madhërishëm të Ramazanit kanë nisur edhe urimet e lojtarëve besimtarë. Shumë prej tyre që janë edhe praktikantë të fesë myslimane që përgjatë tij nga lindja e deri në perëndim të diellit privohen nga ushqimi dhe uji pra 16 orë privim i ushqimit dhe lëngjeve dhe për kontributin në fushë kjo nuk është pak edhe pse nuk është hera e parë që e bëjnë.

Në Serie A në Itali nuk mungojnë myslimanët që janë shpërndarë nëpër ekipet të ndryshme italiane si në të gjithë botën, juventinët Pjaniç, Can dhe Khedira, milanistët Calhanoglu dhe Bakayoko, interisti Asamoah, napoletani Ghoulam, romanistët Dzeko, El Shaaraëy dhe Under.

Ndërkohë në kampionatet e tjera simotra janë të tjerë emra të mëdhenj që i nënshtrohen tanimë agjërimit Ozil, Pogba, Benzema, sikundër Mané dhe Salah. Ky i fundit në dallim me shumë shokë të tjerë është praktik absolut dhe ndër më kategorikët në respektimin e fesë.

Në këtë situatë, problem paraqitet në këtë drejtim tek klubi i Ajaxit gjysmëfinalist në Champions që këtë të mërkurë do të sfidohet me Tottenham. Sepse lojtarët e tij Hakim Ziyech dhe Noussair Mazraoui, të dy me origjinë marokene i kanë komunikuar klubit se do të respektojnë me korrektësi agjërimin.

Sfida do të luhet në orën 21, ndërkohë që ata do të mund të ushqehen vetëm 18 minuta më pas sidoqoftë tekniku Ten Hag i ka lënë dorë të lirë lojtarëve të tij titullarë për të bërë zgjedhjen e tyre me shpresën këtë herë se besimi i tyre do të konvertohet edhe me suksesin e fushës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!