Kush janë favoritët për të fituar Topin e Artë

schedule10:42 - 17 Korrik, 2018

schedule 10:42 - 17 Korrik, 2018

E përdithsmja sportive “Sport” ka publikuar emrat e futbollistëve, të cilët janë favoritë për të fituar Topin e Artë.

Leo Messi, sipas medias katalanase para se të niste Botërori Rusi 2018 ishte i treti favorit duke u renditur pas Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah.

Por performanca e dobët e tij dhe e Argjentinës në Botëror bëri që të kalonte në vendin e katërt. Para tij renditet Modriç dhe Kylian Mbappe.

Kroati u shpall lojtari më i mirë i turneut, ndërsa Mbappe lojtari i ri më i mirë.

Pas Botërorit, favorit vazhdon të jetë portugezi Ronaldo me koefiçentin 1.25. I dyti është Modriç dhe Mbappe me kuotat respekitvisht 5 dhe 10. Messi renditet i katëri me kuotën 13.

De Bruyne, Kane, Neymar, Salah dhe Varane vlerësohen me kuotën 26, ndërsa dhjetëshen e mbyll Eden Hazard me kuotën 51./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!