Kush janë dy vëllezërit që punonin për Elvis Demçen, lidhjet e errëta me “zotin e drogës” dhe plani për të hedhur në erë prokurorin

schedule18:32 - 13 Korrik, 2022

schedule 18:32 - 13 Korrik, 2022

Marco dhe Gabriele Bianchi, cilësohen si dy nga emrat më të frikshëm në botën e krimit në Romë, të lidhur me shqiptarin Elvis Demçe dhe klanin “Diabolik.”

Më shumë se banditë “të thjeshtë”, vëllezërit Marco dhe Gabriele Bianchi, të dënuar me burgim të përjetshëm një javë më parë për vrasjen e Willy Monteiro Duarte, kishin një reputacion në rritje në mjediset kriminale.

Demçe cilësohet nga autoritetet italiane si një nga emrat më të frikshëm të botës së krimit shqiptar që vepron në kryeqytetin italian, aq sa në përgjimet e zbardhura nga prokuroria italiane, shqiptari planifikonte të vriste gjyqtarë dhe prokurorë.

36-vjeçari, i cili tani ndodhet në burg,  ishte në krye të bandës së bashkatdhetarëve.

Demçe u përgjua në kuadër të hetimit që zbuloi synimin e tij për të ekzekutuar prokurorin që po e hetonte, shkruan Abcnews.al.

Bëhet fjalë për një aferë droge për të cilën po hetonte prokurori i Velletrit. Elvis Demçe informohet mbi këtë hetim dhe në bisedën e koduar “Sky Ecc” thotë: “I njoh këta spiunët e ndyrë që bënin punë në shtëpinë tonë.”

“Kështu pretendohej sheshi i dyqanit në zonën Vellteri dhe Castelli Romani”, theksojnë karabinierët e Departamentit Operativ – Njësisë Hetimore në raportin e tyre të fundit drejtuar prokurorëve antimafia Francesco Cascini dhe Mario Palazzi, shkruan Corriere della Sera. 

Pikërisht në atë territor, vëllezërit zgjeronin interesat kriminale./Abcnews.al/