Kush janë dy të eliminuarit e fundit nga “T’ka Mami Yll”, Albi Nako jep çmimin special

schedule23:37 - 1 Janar, 2022

schedule 23:37 - 1 Janar, 2022

Dy të eliminuarit e fundit nga dance reality show “T’ka mami yll”, janë Aroni dhe Mikele.

Mirëpo, jo gjithçka është mbyllur këtu për ta, pasi profesor Albi Nako i surprizoi me vendimet që dha. Ai tha që ka marr në menaxhim personal Aronin dhe Mikele do të jetë ‘dance coach’ në edicionin e ardhshëm të spektaklit.

“Edhe rasti i Aronit ka një të drejtë burse në Akademi për dy vjet dhe një gjë që unë e them dhe e bëj publike këtu, sepse jemi përballë publikut është që vetë unë Aronin do ta marr në menaxhim personal. Kur them menaxhim personal, është për ta bërë atë që ai do të bëhet, e di shumë mirë ai se çfarë do që të bëhet kur të rritet. Njerëzit që unë kam marr në menaxhim në jetë, janë bërë dikushi. Kështu që në këtë rast, Aroni duke qenë se është një djalë i ri, i vogël akoma, premton shumë, e di vetë ai, kuptohemi me sy.

Mikele duke më premtuar mua këtu që do të jetë shumë i angazhuar gjatë një viti në Akademi dhe do jesh në monitorim. Unë në figurën e Mikeles, kam parë lojtarin, strategun, aktor, tamam fiks si për një format relality, puntor, i talentuar, i ka të gjithë këto benefitet e tjera. Mikelen unë e propozoj për të qenë edicionin e ardhshëm  “T’ka mami yll”, dance coach”, u shpreh Albi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!