Dy shqiptarë janë dënuar nga drejtësia belge pasi akuzohet se kishin ngritur një fabrikë kanabisi në një vilë në qytetin Genval. Gentian L., i datëlindjes 1980, u dënua me 30 muaj burg dhe me një gjobë prej 8,000 euro si dhe iu konfiskua pasuria e tij prej afro 20,000 euro.
Ndërsa Kristjan D., u dënua me dy vite burg si dhe me 8000 euro gjobë. Të dy shqiptarët drejtonin një plantacion kanabisi në një vilë në Genval. Qiraja e vilës, e cila ishte 1,200 euro në muaj shlyhej një herë një 6 muaj nga Gentian L, raporton dhnet.be.
Pas bastisjes në banesë policia gjeti 845 bimë kanabis. E ndërsa identiteti i Gentian. L u dha për hetuesit nga pronari i vilës, bashkëpunëtori i tij është identifikuar përmes ADN-së pasi në pronë u gjetnë doreza që ai përdorte për tu kujdesur për bimët. Kristjan D., rezultonte se ishte dënuar më parë me 3 vjet si dhe ndaj tij ishte dhënë një urdhër dëbimi. Ai ka pretenduar se nuk kishte fare lidhje me drogën e gjetur në banesë, por gjykatësit i kanë hedhur poshtë pretendimet e tij dhe e kanë dënuar./abcnews.al