Kush ishte Ali Pashë Tepelena? Koçollari zbulon detaje nga studimet e tij: Dinte katër gjuhë të huaja

schedule09:02 - 1 Korrik, 2024

schedule 09:02 - 1 Korrik, 2024

Ali Pashë Tepelena është figura historikë shqiptare për të cilin është shkruar ndoshta më shumë se çdo personalitet tjetër i historisë së kombit tonë, në udhët e shekujve.

Një ndër studiuesit dhe autorët shqiptarë që ka studiuar më shumë këtë figurë historike, është edhe Irakli Koçollari.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për Ali Pashë Tepelenën dhe jetën e tij, duke e cilësuar pashallëkun e tij më të mirin financiarisht.

Sakaq, Koçollari ka theksuar se nga studiues serioz amerikan dhe francez është cilësuar njeriu i parë i ideve nacionaliste.

“Ali Pasha kishte pashallëkun më të madh në kohën e perandorisë osmane, edhe pashallëkun më të mirë financiarisht.

Ai rrinte në Janinë. Tepelena ishte vendi i origjinës së tij. Pashallëku i Janinës kur e mori ai ishte i vogël, nga më të vegjëlit, ishte në gjendje të rënduar ekonomike.

Studiues serioz amerikan dhe francez është njeriu i parë i ideve nacionaliste, pra për shkëputje.

Ali Pasha dinte katër gjuhë të huaja, komunikonte në osmanisht me sulltanin, ku dërgonte korrespondenca. Gjithashtu dërgonte letërkëmbime me anglezët, francezët dhe faktorë të tjerë të kohës”, u shpreh Koçollari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!