Kush ia ka ndryshuar jetën Ed Sheeran?

schedule14:46 - 26 Qershor, 2021

schedule 14:46 - 26 Qershor, 2021

Dhjetë muaj më parë, Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij Cherry Seaborn janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lyra Antarctica.

Këngëtari i famshëm ka thënë se atësia ia ka ndryshuar atij komplet jetën. Sipas tij, që kur është bërë baba, ai është bërë njeri krejt tjetër.

“Jeta ime ka ndryshuar komplet. Tani, në vend se të shkojë në shtrat në ora 6:00, tani po zgjohem në ora 6:00 ose ndoshta edhe më herët se aq”, ka deklaruar Sheeran.

Gjithashtu britaniku ka thënë se kishte pritje të mëdha derisa po futej në botën e atësisë, pasi njerëzit i kishin thënë se kjo do të ishte gjëja më e mirë që do t’i ndodhte.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!