“Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”, Meta mesazh të “koduar” me thënien e Falcones

schedule13:04 - 23 Maj, 2020

schedule 13:04 - 23 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot heroin e Antimafias, Giovanni Falcone, që ndonese u ekzekutua nga krimi, mbeti në histori për punën e madhe dhe mesazhin e fortë që dha.

Falcone u ekzekutua nga shpërthimi i më shumë se gjysëm ton tritoli, jo shumë kohë pasi ai kishte kryesuar Gjykimin historik kundër Mafias siçiliane.

Presidenti Meta ka zgjedhur ditën e 28-vjetorit të vdekjes së kryeprokurorit të Siçilisë Giovanni Falcone, një thënie të tij ku shkruan se;

“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë. Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”.

Meta shkruan:

Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtesia”, duke përcjellë kështu një mesazh edhe për drejtësinë shqiptare./abcnews.al