Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kush fiton më shumë paguan më shumë”, Ahmetaj: Biznesi i vogël, gjenerim punësimi

schedule11:28 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 11:28 - 15 Dhjetor, 2020

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, në konferencën për buxhetin e 2021 deklaroi se kryefjala sipas tij mbetet politika fiskale.

Ahmetaj u shpreh se numri i bizneseve për 2020 është rritur me tre herë, ndërsa shtoi se i qëndron faktit se kush fiton më shumë paguan më shumë.

“Numri i bizneseve të vogla është rritur me tre herë. A mundet një sistem oligarkik të ketë tre herë biznese të vogla? Në 2020 kemi 223 mijë biznese të vogla ”, tha Ahmetaj.

Lex0 edhe: Denaj: I rikujtoj Presidentit që synimi i buxhetit 2021 është ulja e papunësisë

“Në shëndetësi sot paga më e ulët në administratë për infermierët është 380 mijë lek të vjetra. Qytetari i punësuar në administratë dikur merrte 360 mijë lekë. Po të shikoni fondin e pensioneve 781 mijë kontribuues në Republikën e Punësisë , pra rritje e punësimit dhe të ardhurave ka bërë të mundur rritjen  e kontributeve.

Po pensionin social e harruat? Dikush mund të thotë është pak 74 mijë lekë, pak është por ishte zero.  Mos e harroni se historia na ndihmon të mos përsërisim gabimet. Mos harroni paketën anti-covid, janë 117 milion dollarë që shkojnë për rimbursimin. Sot të përndjekurit kanë çdo vit në buxhet 1 miliard të alokuar”, tha më tej Ahmetaj.

Gjithashtu Ahmetaj tha se qeveria ka subvencionuar gjysmën e të punësuarve në sektorin privat.

“Kjo qeveri ka subvencionuar gjysmën e të punësuarve në sektorin privat dhe 83,773 subjekte kanë përfituar, mos t’i harrojmë këto raporte”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!