TIRANË- Drama e vërtet po luhet në skenën e teatrit të Madhështorëve. Vota preferenciale e qytetareve ka lënë jashtë parlamentit dhe brenda burgut Ilir Metën.
Dalja në listë të hapur kryetarit të Partisë së Lirisë i rezultoi një autogol. Ne kuvendin e ardhshëm, nuk do të jetë as ish bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Në parlamentin e ri nuk do të shohim as Dashamir Shehin dhe Enkelejd Alibeajn, bashkëpunimi i të cilëve, nuk i ndihmoi të sigurojnë mandatin e deputetit. Po ashtu listës së aleatëve I bashkohet edhe Shpëtim Idrizi, i cili mori me pak se 2000 vota.
Jo përshkak të votës së qytetareve, por për veton e kryetarit, një vend në kuvendin e Shqipërisë nuk do e ketë as Dashnor Sula. Sula ishte një mbështetës I thekur I SPAK, por me shume do kujtohet për imagjinatën kreative te veshjeve kur vinte për të protestuar ne kuvend.
Por mungesa me interesante ne kuvendin e ri, do jete ajo e Lulzim Bashës. Autori i bojkotit të parë në historinë elektorale shqiptare, politikani përgjegjës për hallakatjen katër vjecare të demokrateve kundër njeri tjetrit dhe neper gjykata, njeriu qe frymëzon humorin online, ose i njohur ndryshe si mbreti i memeve, nuk arriti dot as ti afrohet mundësisë për t’u rikthyer në Kuvend.
Nuk e ndihmuan as batutat me Ramën. Por Lulzim Basha do të ketë një zevendësues të denjë gazmor. Shokun e ngushtë te Ilir Vrenozit/abcnews.al