Kush është Xhesika Aidi? Njihuni me gruan simpatike të Marco Verrattit

schedule18:37 - 21 Mars, 2023

schedule 18:37 - 21 Mars, 2023

Jessica Aidi, gruaja e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti, është një supermodele franceze, flokët e dredhur të së cilës bien në sy herë pas here.

Jessica, 31 vjeç dhe Marco Verratti, 30 vjeç, u martuan vetëm një javë pasi italiani ndihmoi ekipin e tij të fitonte Kampionatin Evropian në 2021.

Çifti organizoi një festë masive që përfshinte Kylian Mbappe dhe Zlatan Ibrahimovic mes superyjeve të tjerë. Në muajin e mjaltit, Verratti dhe Aidi udhëtuan drejt Mykonos, duke eksploruar bukurinë e pakrahasueshme të ishullit grek.

Xhesika para se të bëhej një modele e famshme ka punuar si kamariere, fotot e së cilës janë publikuar në revistën e famshme amerikane Sports Illustrated.

Marco Verratti relaxes with model wife Jessica on beach in Miami as PSG  star gets over Italy's World Cup heartbreak | The Sun

Futbollisti u pa për herë të parë me Jessica Aidi në Çmimin e Madh të Monakos në vitin 2019, vetëm disa muaj pasi ai njoftoi divorcin nga gruaja e tij e parë, Laura Zazzara. Në martesën e tij të parë, ka dy fëmijë.

Paris Saint-Germain v FC Metz - Ligue 1

Bashkëshortja e re e Verrattit është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron 617 mijë ndjekës. /G.D abcnews.al/