Kush është Santiago Malko?

schedule00:00 - 28 Gusht, 2019

schedule 00:00 - 28 Gusht, 2019

Santiago Malko, 26 vjeç, mësohet se është viktima e mbrëmjes së sotme, i cili është qëlluar në makinën e tij tip BMW x5. Nga të dhënat e fundit mësohet se Malko ka qenë punonjës i patrullës së përgjithshme të policisë.

Santiago Malko, ish-punonjës policie ka qenë më parë i arrestuar dhe i shpallur në kërkim për shkak të përfshirjes së tij në ngjarjen e 4 Tetorit në ish-bllok sëbashku me mikun e tij Ervis Martinaj ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur.

Më 2016, Malko gjithashtu është përfshirë në një konflikt me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç, ku konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer.

Të dyja palët, edhe vëllezërit, edhe ish polici, kanë patur në pronësi, lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti kishte ndodhur në lokalin e Edmond Lashit. Mësohet se dy vëllezërit i kanë pasur borxh një shumë prej 1 mijë eurosh Santiago Malkos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!