Amerikanët janë ndër njerëzit më negativë në Tokë, është rezultati i sondazhit më të ri.
Gallup ka dalë në përfundimin se, më shumë se gjysma e amerikanëve kanë deklaruar se ishin ndier të stresuar, ndërsa 45 % të tjerë ishin të shqetësuar, dhe 1 në 5 amerikanë është ndjerë i nervozuar.
Të pyetur për ndjenjat e tyre të një dite më parë, më shumë se gjysma e amerikanëve të anketuar thanë se ishin ndier të stresuar. Shifër kjo shumë më lart se mesatarja globale prej 35 %.
Renditja e Gallup vendosi Shtetet e Bashkuara në vendet e para, ndër popullsitë më të stresuara për vitin 2018, bashkë me Iranin, Shqiperinë dhe Sri Lanka.
Greqia ishte ajo që kryesonte tabelën me 59 për qind të popullsisë, e ndjekur nga Filipinet në 58 për qind, Tanzania në 57 për qind dhe më pas Shqipëria me 55%.
Greqia, vendi evropian i goditur nga kriza financiare e vitit 2008, e ka lënë atë në krye të popullsive më të stresuara përgjatë këtyre 7 viteve të fundit.
Por sipas Gallup, ekonomia nuk duket të jetë problem për nivelet e stresit amerikan.
Në fakt, studimi tregon se nivelet e emocioneve negative janë edhe më të larta se ato që ishin gjatë Recesionit të Madh.
Jon Clifton, Drejtues global i Gallup, tha në raport se: “Përgjigja, nëse paraja me të vërtetë blen lumturinë është ende larg, por ky raport u jep mendimtarëve global një ide se, kush ka jetesën më të mirë dhe më të keqe në gjithë botën”./abcnews.al