Kush është personazhi publik që ka fituar famën kot? Flet këngëtarja shqiptare: Më vjen keq

schedule20:07 - 16 Korrik, 2021

schedule 20:07 - 16 Korrik, 2021

Këngëtarja e njohur e muzikës live, Gigliola Haveriku është rrëfyer si rrallëherë në një intervistë për “Edicionin Veror”. Ajo ka folur për gjithçka, nga jeta private si lidhja e dashurisë me me aktorin, Amos Zaharia ose siç njihet ndryshe edhe si djali i Yllka Mujos, deri te karriera muzikore.

LEXO EDHE: I dha fund lidhjes disavjeçare me djalin e Yllka Mujos? Këngëtarja tregon si qendron e vërteta

E pyetur se çfarë do dëshironte të ndryshonte në tregun muzikor, Gigliola ka thënë klikimet.

“Që mos të luftohet kaq shumë për ato klikimet e shkreta, po të bëhet muzikë cilësore”.

Më tej, e pyetur se kush është personazhi publik që ka fituar famën kot sipas saj, këngëtarja nuk ka folur me emra, por ka deklaruar se ka disa blogere.

“Duhet të jem kaq e keqe? Shumë duhet të jem? Duhet të jem tmerrësisht e keqe? Po ka ca, le të themi blogere vërdallë, që për çfarë janë të famshme. I am sorry.( Më vjen keq.) Nuk i kuptoj, por emra jo”. l.k/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!