“Kush është për të luftuar?” Kryetari i bashkisë u kërkon ukrainasve të luftojnë trupat ruse

schedule19:28 - 2 Mars, 2022

schedule 19:28 - 2 Mars, 2022

Kryetari i një qyteti verilindor në Ukrainë u ka kërkuar banorëve të luftojnë dhe t’i rezistojnë Rusisë.

Trupat ruse kanë filluar të rrethojnë Konotop-in, në rajonin lindor të Sumy-t, ku Artem Semenikin u tha njerëzve vendas se artileria tashmë po drejtohet kundër tyre.

Në këtë video dëgjohet kryetari Semenikin duke thënë: “Na kanë dhënë ultimatum.

“Nëse fillojmë të rezistojmë, ata do të mundohen ta bëjnë copë-copë qytetin me artileri.

“Nëse thoni po, atëherë ne do të luftojmë. Kush është për të luftuar?”

Turma dëgjohet duke i thirrur përsëri: “Luftoni, sigurisht”.

Një person i përgjigjet thirrjeve të kryebashkiakut duke thënë: “Vetëm evakuoni fëmijët dhe gratë dhe ne do të fillojmë të luftojmë”.

Kryebashkiaku vijon më tej duke thënë: “Vendimin duhet ta marrim të gjithë së bashku sepse artileria tashmë na është drejtuar”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!