Në mbledhjen e sotme që u zhvillua në Elbasan me kryebashkiakët një nga porositë e Edi Ramës ishte padyshim pompimi i fortë në rrjetet sociale i punëve të njësive vendore por edhe qeverisë si një nga pikat e strategjisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.
Për të ilustruar këtë në media po qarkullon edhe një raport i bërë nga qendra socialiste duke treguar sa aktivë janë deputetët dhe drejtuesit politikë të qarqeve në rrjetet sociale. Raporti u është shpërndarë deputetëve të Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës, Përmetit, etj duke treguar se kush është aktiv dhe kush jo./ d.b/abcnews.al