“Kush është kundër Macronit, është kundër paqes dhe Europës”, kolonelët: Nëse do të ndodh një luftë atomike, bota…

schedule21:58 - 18 Mars, 2024

schedule 21:58 - 18 Mars, 2024

Ish-piloti dhe koloneli Agim Nanaj ka analizuar në emisionin “360 Gradë” të dhënat dhe strategjitë që zbatojnë shtetet e mëdha të Europës. Ai ka thëë se nëse realizohet kërcënimi i Vladimir Putinit për luftë atomike, bota do të shndrrohet në një kasapan.

“Po të marrësh prodhimin e përgjithshëm sot Europa e ka 15.8 trilion dollarë, Rusia e ka 2.150, SHBA e kanë 25 trilionë. Të ardhurat janë për Europën 35.2 trilionë dollarë. Po të shikosh këto të dhëna është një bazë e fuqishme dhe për strategjinë që zbatojnë shtetet si Franca, Gjermani apo Anglia. Kjo ka të bëjë dhe ndaj atyre që thotë Putini në kohën e sotme që kërcënon me luftën atomike. Nëse do të ndodhi bota do të shndrrohet në një kasapan”, u shpreh ai.

Ndërsa, koloneli Çlirim Toçi ka thënë në një lidhje me Skype se kush është kundër presidentit Emmanuel Macronit, është kundër paqes dhe Europës.

“Deklarata e Macronit në këtë cep të Europës është dëgjuar dhe lexuar me shumë kujdes. Thjesht unë po them dinamikën. Kryetarja e parlamentit të Lituanisë do ta konsideronte deklaratën e Macronit si një thyerje akulli. Këtu të gjithë mendojnë se të gjitha opsionet janë mbi tavolinë, edhe opsioni i forcave të armatosura, dhe Macroni ka thënë që ne në Europë nuk është mirë të vendosim vija të kuqe. Që në shkuarën është thënë, që nuk do të dërgojmë tanqe, F16 etj. Por në realitet ka diçka që nuk po zhvillohet. Le t’i lëmë kohës, por ata që janë kundër Macronit, janë kundër paqes dhe Europës”, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!