Kush është “Kumbari i Shkodrës” që u ekzekutua sonte? Njeriu që trazoi ujërat e politikës shqiptare

schedule21:45 - 4 Prill, 2021

schedule 21:45 - 4 Prill, 2021

SHKODËR- Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin verior të Shkodrës. Ngjarja e rëndë që ka tronditur qytetin ka ndodhur rreth orës 21:00. Mësohet se viktima është Bardhok Pllanja, apo siç njihet ndryshe si “Kumbari i Shkodrës”.

Ai është ekzekutuar në makinën e tij tip “Range Rover”. Dyshohet se makina ka qenë në lëvizje e sipër në momentin që është qëlluar me breshëri ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Pas të shtënave, makina ka ecur në gjendje të lirë për disa metra duke u përplasur edhe me ambientet e jashtme të një biznesi. 47-vjeçarin Bardhok Pllanaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës është një emër i njohur për policinë.

Ai së fundmi ka qenë subjekt i OFL-së si një person i në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Pllanaj po ashtu ka qenë edhe në gjykim në dhjetor 2018 për “pastrim parash”, ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘ndërtim pa leje’.  Në dhjetor të vitit 2018 Pllanaj u arrestua nën akuzën e “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”.

Gjatë hetimeve të kryera asokohe rezultoi se objekti i ndërtuar nga Pllanaj ishte financuar nga të ardhura që dyshohet që kishin ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që kishte kryer Pllanaj më parë.

Për këtë arsye iu vendos dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për pallatin 10- katësh në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, dhe që kapte vlerën 2 milion Euro.

Në tetor të 2019 Pllanaj theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që ishte marrë ndaj tij, duke u larguar në drejtim të Lushnjes, aty ku sërisht u arrestua Bardhok Pllanaj nën akuzën e “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Emri i Pllanajt do të lakohej për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Pllanaj arriti t’i shmangej kapjes.

Sipas Partisë Demokratike në atë kohë, për t’iu shpëtuar prangave, trafikanti u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Në atë kohë, deputeti Frroku ka mohuar të ketë ndihmuar Pllanajn t’i shmangej arrestimit, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut shkruhej se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit.E.L /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!