U deshën pesë vjet që Gilad Shalit t’i vinte sërish flakën botës që e rrethonte, dhe objekteve më pranë tij, fytyrat e gardianëve të Hamas ishin gjithmonë hije pa ngjyra, dhe kishin refuzuar kërkesën humanitare të Kryqit të Kuq, një palë syze për miopinë e fortë në vend të atyre që humbi gjatë sulmit pas shpine të Gazës dhe rrëmbimit të tij.
Ushtaraku i ri u lirua në vitin 2011, Benjamin Netanyahu, në atë kohë kryeministër pranoi të lironte 1026 të burgosur palestinez, mes tyre Yahya Sinëar, kreu i grupit fondamentalist që tani ka në duar fatin e pengjeve të rrëmbyera mëngjesin e së shtunës nga terroristët dhe që për izraelitët është që tani një njeri i vdekur.
Ai kaloi 20 vjet në qeli, i dënuar me katër burgime të përjetshme dhe për vrasjen e atyre që konsideronte bashkëpunëtorë, të akuzuar se i kishin dhënë informacione armiqve. Një rol prej gardiani të pastërtisë ideologjike ishte ai që themeloi në vitet ’80 politikën e brendshme të lëvizjes dhe të zakoneve.
Në daljet e rralla publike, që kur gjashtë vjet më parë u zgjodh kryetari absolut suprem brenda Rripit të Gazës pas dy javësh takimesh sekrete, nuk e ka përshfaqur asnjëherë luksin që rrethon liderët e tjerë që zgjidheshin në sallonet e Katarit.
Në mes 365 kilometrash katrorë, nga të cilat Hamas ka hequr kontrollin e Autoritetit palestinez me anë të një revolte në vitin 2007, ai erdhi në jetë 62 vjet më parë, në Khan Younis, në juglindje dhe në zonat nga ku nisi dhe sulmi. Fqinj dhe shok lojërash i tij ishte pikërisht Mohammed Dahlan që do të bëhej një kundërshtar por kurrë personal në luftën mes fraksioneve palestineze: Yahia me Hamas, Mohammed me Fatah të krijuar nga Yasser Arafat.
Mohammed si drejtor i sigurisë parandaluese në Gaza, preu mjekrat e islamistëve të devotshëm në shenjë përbuzjeje. Jahia nuk lejon kundërshtarët brenda mbretërisë së tij të ngushtohen mes Izraelit, Egjiptit dhe Detit Mesdhe.
Hebraishtja që mësoi në burgjet izraelite e lejoi t’i shkruante një letër Netanyahut dhe i jep atij një avantazh në interpretimin e strategjive të gjeneralëve. Analistët në anën tjetër të pengesës kishin vënë re hapjet e tij minimale, disa kishin argumentuar se ai ishte bërë më pragmatik, se ai, në mesin e krijuesve të skuadrave paraushtarake të Hamasit, tani ishte i bindur për pamundësinë e përmbysjes së shtetit hebre me armë.
Ose të paktën jo në një betejë të vetme. Kështu ai alternoi tensionet me kompromise dhe ishte ai që mori dritën jeshile nga Netanyahu për financimin nga Katari, miliona dollarë të futura në valixhet nga ambasadori i Dohas, pjesërisht të shpërndara për të zbutur mjerimin e mbi 2 milionë banorëve.
Por përrenjtë e parave janë të vështira për t’u ndjekur, sigurisht në kanalizimet e hapura të Rripit, dhe ato janë përdorur gjithashtu për të forcuar strukturën ushtarake, për të ndërtuar raketa që aktualisht synojnë qytetet, për të gërmuar tunelet ku do të mbaheshin pengjet.
Pikërisht kjo marrëveshje, asnjëherë e drejtpërdrejtë, qeveria izraelite nuk dialogon zyrtarisht me Hamasin tani kontestohet nga kryeministri.
Ka shumë nxitim për të blerë qetësi në jug në mes të cikleve periodike të dhunës, shumë e madhe është mbikëqyrja në ofrimin e jetesës për fondamentalistët dhe në të njëjtën kohë dobësimi i Autoritetit në Ramallah dhe Presidentit Abu Mazen, i vetmi i njohur gjithashtu nga komuniteti ndërkombëtar të jetë në gjendje të negociojë një marrëveshje paqeje gjithnjë e më të largët.
/abcnews.al