Kush është i intervistuari që i ka shkatërruar sistemin nervor Fjodora Fjorës?

schedule18:45 - 27 Prill, 2019

schedule 18:45 - 27 Prill, 2019

Gazetarja Fjodora Fjora ka rrëfyer në studion e “Thumb” në ABC News momentet më të vështira të karrierës së saj si gazetare. Ajo veçon dy momente të sikletshme të saj. E para është një intervistë me piktorin Edi Hila, për të cilin thotë se i ka shkatëruar sistemin nervor. Ndërsa i dyti është anulimi i një takimi me Rudina Magjistarin.

“Kam pasur momente kur njerëzit që kam intervistuar më kanë shkatërruar sistemin nervor. Kam pasur një intervistë me Edi Hilën, një piktor i jashtëzakonshëm, por një njeri shumë i vështirë për t’u intervistuar, kishte ekspozitë personale. Binte shi atë ditë dhe kam bërë dy orë një bisedë sesi atë e kishin intervistuar jashtë në Poloni a Rumani, por gazetarët shqiptarë nuk dinin dhe nuk e gjenin dot. Dhe thashë: O Zot ç’ mu desh! E bëra atë intervistë, por më iku çdo fije energjie pozitive dhe thosha më ka shkatërruar sistemin”.

Ke anulluar ndonjë intervistë?

“Po kam anuluar një intervistë të Rudina Magjistarit. Shkova në Klan dhe konstatova që intervista ime niste pas një orë e gjysmë dhe me thënë të drejtën u revoltova, se ne punojmë, duket bukur kjo puna jonë. Mu duk mungesë korrektësie dhe u sqarua dhe unë shkova dy javë më pas, por atë ditë kam qenë pak e revoltuar dhe thashë pse koha ime është më pak e vlefshme se e tyre”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!